Lajme

Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Zharrëz të Fierit, duke rrezikuar drejtpërdrejt një pus nafte në zonë.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre pranë zonës industriale, duke krijuar rrezik për infrastrukturën e nxjerrjes së naftës. Falë reagimit të shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol, flakët janë vënë nën kontroll përpara se të përhapeshin më tej.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur dëme të mëdha dhe ka mbrojtur pusin e naftës që ndodhej në afërsi të vatrës së zjarrit.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale në infrastrukturën energjetike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button