Life Style

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të javës në showbiz-in shqiptar

Meriton Mjekiqi lirohet nga akuzat

Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij u arrestuan gjatë muajit të kaluar, pasi u akuzuan për një përplasje fizike, ku viktima pësoi lëndime të rënda në trup.

Megjithatë, pas ngjarjes shokuese, Meritoni njoftoi se është lënë i lirë, me vendim të gjykatës.

“Me respekt, dua të njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit. Falënderoj avokatët për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj periudhe. Faleminderit të gjithëve për durimin, mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj”, shkroi ai në Instastory.

Shpati konfirmon divorcin nga Selvija

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Shpat Kasapi, i ftuar në “Weekend” në Klan Kosova, foli ndër të tjera edhe për raportin e tij me Selvije Jaon, tanimë, ish-bashkëshorten. Ndonëse më parë ishte shprehur se nuk ishin ndarë, këtë herë saktësoi se në fakt, nuk janë më bashkë, por rrinë për hatër të djalit.

“Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë por nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të djalit”, u shpreh këngëtari.

Ai ceku edhe deklaratën e Selvijes pas lajmit se Shpati ishte dhunuar në një dasmë ku ishte ftuar si këngëtar, duke u shprehur se nuk i intereson “shkrimi i saj”.

Arrestimi i Marina Farës

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara, u arrestua. Sipas njoftimit zyrtar, asaj i është gjetur një sasi kokaine në makinë dhe policia njoftoi publikun për rastin.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë”, njoftoi policia.

Më tej, asaj iu caktua masa e “arrestit në shtëpi”.

Marini humb të birin

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Reperi Marini ka ndarë lajmin e trishtë se ai dhe bashkëshortja e tij, Alba Malaj, kanë humbur djalin e tyre të porsalindur. Përmes një shkrimi në rrjete sociale, ai njoftoi se bebi i porsalindur ka ndërruar jetë. Dyshja ishin në pritje të fëmijës së tyre të katërt, pas tre vajzash. 

“Ky duhej të ishte një njoftim për ardhjen në jetë të bebit tonë, por fatkeqësisht nuk është. Mëngjesin e së mërkurës humbëm engjëllin tonë të çmuar, djalin tonë. Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbanim në krahët tanë. Jemi thellësisht të thyer, të shkatërruar nga dhimbja. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje kaq të madhe”, shkroi reperi në deklaratën e tij.

Marini dhe bashkëshortja e tij, Alba, janë prindër të tre vajzave, Milana, Melody dhe Marina.

Ylli Limani i kërkon Florit të rikthehet në muzikë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Ylli Limani ka një thirrje për Flor Mumajesin, si shumë komentues dhe fansa të muzikës dhe projekteve të kantautorit. Ndërsa ishte prezent në një event në Prizren, para se të performonte këngën “Hana” (në bashkëpunim me Florin), Ylli iu drejtua artistit dhe publikut, duke u shprehur:

“I bëjmë thirrje bashkë Flori Mumajesit që të kthehet në muzikë. Flori, të duam, na mungon!”.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, publiku e mirëpriti thirrjen e tij, e cila u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje të shumta.

Mozzik hap një çerdhe për fëmijë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Mozzik ka bërë me dije njerëzit se tanimë ka një biznes të ri: Një çerdhe moderne për gjithë fëmijët!

Çerdhja është pagëzuar me emrin “Hana Kids”, meqë vajza e reperit quhet Hana dhe po, është një ide e lezetshme. “Hana Kids” po hap dyert sot! Nga e hëna, më 25 gusht, fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë”, u shpreh Mozzik.

“Hana Kids” ndodhet në Ferizaj dhe reperi ndau disa detaje: “Një çerdhe moderne me 1300 m², ku çdo fëmijë do të ndihet si në shtëpi,” shkroi ai në rrjetet sociale.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë! Ata nuk kanë nevojë vetëm për kujdes, por për dashuri, siguri dhe një ambient që i rrit me buzëqeshje e dituri”, shtoi Mozzik./anabel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button