Lajme

“ETHET E GUSHTIT” – Mazhoranca sytë nga kryeministri për rrotacionin në qeveri. Opozita e ka me nge “luftën”

Kryeministri Edi Rama pritet që këtë javë të fundit të gushtit ose në ditët e para të shtatorit, të zbulojë emrat e anëtarëve të qeverisë me të cilën do të drejtojë vendin në mandatin e katërt radhazi, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Nisur nga precedentët e 12 viteve të fundit të qeverisjes, Rama pritet të sjellë shumë surpriza, dhe si zakonisht askush nuk di asgjë deri në momentin kur kreu i qeverisë të prezantojë emrat në Asamblenë e PS që pritet të thirret në ditët në vijim.

Teksa që prej 2013 Rama ka shkarkuar dhe emëruar një sërë ministrash, funksionarja më jetëgjatë e kabinetit të tij mbetet Mirela Kumbaro e cila është ministre prej 9 vitesh e 3 muash, e pasuar nga Ogerta Manastirliu me 8vite dhe Belinda Balluku me 6 vite e 7 muaj.

8 emra të kabinetit aktual kanë vetëm pak më shumë sesa 1 vit në detyrë, ndërsa ata ishin emrat e rinj të kabinetit të cilët tanimë kanë edhe mandatin e deputetit.

Gjithashtu, me interes priten edhe pozicioni i Kryetartit të Parlamentit që aktualisht e mban Elisa Spiropali që u zgjodh pas dorëheqjes së papritur të Lindita Nikollës, por edhe se kujt do ja besojë grupin parlamentar kryesocialisti, një grup që është 70 për qind me emra të rinj që shkojnë për herë të parë në Kuvend.

Por teksa ndryshime të bujshme priten në qeveri, kampi opozitar duket se gjërat i ka marrë më me qetësi.

Në javën e parë të shtatorit pritet mbledhja e strukturave të PD-së për të vendosur hyrjen ose jo në parlament, ndërsa Sali Berisha ka menduar edhe opsionin për ndarjen e grupit parlamentar.

Opozita pritet të ketë 3 grupe parlamentar, ku më i madhi do të jetë ai i PD, ndërsa Berisha do t’i japë borxh deputetë edhe Partisë së Lirisë dhe Republikanëve të Fatmir Mediut, në mënyrë që të rritet koha në foltore e opozitarëve por edhe që grupet të kënë staf më tepër të paguar nga parlamenti.

Parlamenti i ri do të mblidhet me 10 shtator pasi Presidenti i Republikës pritet të thirret në mbledhjen e parë, ndërsa drejtimi i seancës konstituive i takon Sali Berishës, si deputeti më i vjetër dhe më pas Tritan Shehut dhe Vasil Llajos së PS-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button