Lajme

Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza të reja nga fshati Kopaçezë, njësia administrative Delvinë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkaqe që janë ende në hetim.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button