Lajme

Tronditje në majat e pushtetit, SPAK konfirmon nën hetim 14 figura të larta për korrupsion dhe pastrim parash…

Tronditje në majat e pushtetit, SPAK konfirmon nën hetim 14 figura të larta për korrupsion dhe pastrim parash, mes tyre tre deputetë, një ish-ministër dhe ish-zyrtarë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket e vendosur për të tronditur pushtetarët dhe politikanët e përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Në një përgjigje dhënë interesit të gazetarëve, Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) konfirmon se: “14 figura të larta nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, duke përfshirë tre deputetë aktualë, një ish-deputet, një ish-ministër dhe ish-zyrtarë.”. Hetimet synojnë shpërdorimin e detyrës, pasuritë e pajustifikuara dhe skemat e dyshimta financiare që lidhen me pushtetin. Struktura e Posaçme Antikorrupsion po bashkëpunon ngushtë me autoritetet ndërkombëtare përmes letërporosive, duke zbuluar rrjetet e fshehta të korrupsionit. Emrat e të hetuarve nuk bëhen publik për shkak të sekretit hetimor, por burimet flasin për “një tërmet politik” që po përgatitet. Po ashtu, SPAK paralajmëron se nuk do të tolerojë askënd, ndërsa hetimet mund të çojnë në arrestime surprizë dhe zhvillime shokuese.

Por ky operacion vjen në një moment kritik për besueshmërinë e institucioneve dhe rrit presionin mbi politikanët për llogaridhënie. SPAK thekson se çdo vendim do të merret vetëm mbi bazën e provave të forta, duke dërguar një mesazh të qartë: asnjë nuk është mbi ligjin. Pra hetimet pritet të ndryshojnë panoramën e politikës shqiptare dhe të godasin në thelb rrjetet e pushtetit të korruptuar. Ndërkohë në përgjigje të interesit mediatik, SPAK ka sqaruar gjithashtu se gjatë viteve 2022–2024 janë dërguar letërporosi drejt autoriteteve të huaja për marrjen e materialeve hetimore shtesë nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM. Këto aplikacione janë përdorur nga rrjete kriminale për komunikime të fshehta dhe hetimet ndërkombëtare kanë ndihmuar në zbardhjen e një sërë çështjesh të rënda penale në Europë dhe më gjerë. Nga ana tjetër SPAK i është drejtuar një pyetje edhe për hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, se në cilën fazë janë. Por Prokuroria e Posaçme nuk jep detaje duke thënë se veprimet hetimore që kryhen gjatë fazës së hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button