Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites.
Në relievet e larta malore të zonës së veriut reshjet në periudha tepër afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.