Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Sarande, ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji.
64-vjeçari ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak,
Zheji është transportuar me autoambulance drejt urgjencës së spitalit ‘Petro Nako’ të Sarandës, por ka qenë pa shenja jete.
Artur Zheji, lindur më 29 gusht 1961, është gazetar, publicist dhe drejtues emisioni shqiptar, gjithashtu ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.
Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.
Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik ‘360 Gradë’.
Artur Zheji ndërroi jetë këtë të shtunë në një restorant në Sarandë, pas një arresti kardi kardiak ndërsa ndodhej nën shoqërinë e bashkëshortes dhe djalit të tij.