Lajme

“Po më arrestojnë” Familjarët denoncojnë zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-it, policia nuk di gjë: Po punojmë…

Policia thotë se ka nisur verifikimet pas një denoncimi që kanë bërë familjarët e Daniel Shimës, lidhur me telefonatën që ai ka bërë drejt tyre, duke i thënë se po e arrestojnë.

Të afërmit kanë shkuar në drejtorinë e policisë Tiranë për të mësuar rreth fatit të djalit të tyre dhe arsyet e arrestimit. Por në polici kanë mësuar se Daniel Shima nuk ishte arrestuar në asnjë komisariat të Tiranës dhe Shqipërisë.

Një skemë kjo e ngjashme edhe për rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes në Mat, i Renis Dobra, ku autorët u prezantuan si policë dhe familjarët e viktimës u paraqitën në polici për ta kërkuar

Tashmë për rastin e ish-zyrtarit të lartë të AKSHI-it, policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit kanë nisur verifikimet, me shpresën e lokalizimit dhe krijimit të plotë të dinamikës.

Humbja e kontakteve të Shimës ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ndërsa policia për momentin po verifikon rastin për largim të personit nga banesa.

Kërkime po kryhen në disa forma, duke kryer analizimin e qelizave telefonike, sekuestrimin e pamjeve filmike dhe pyetjen e personave që Shima ka marrë takim ditën e sotme.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me funksionin e tij që ka mbajtur si nën/drejtor i AKSHI-t një agjenci kjo që lëvron mjaft para publike në tendera për sigurinë kibernetike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button