Lajme

Bardhi akuza për farsë elektorale, i përgjigjet Zegjine Çaushi: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi i është përgjigjur sërish kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD.

Çaushi i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej qendrave të votimit në qarkun e Fierit.

Çaushi i drejtohet Bardhit duke i thënë se po vijon të ‘gabojë e të turpërohet’, ndërsa i ‘vjen në ndihmë’ duke ‘identifikuar’ ata që shfaqen në videon e publikuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat.

“O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit. Po s’ka nevojë o xhan ta marrë vesh i madh e i vogël që ti dhe qarku i Fierit nuk keni asnjë lidhje.

Dole tani me një video që ty të paskan vjedhur votën në Tërbuf. Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekretari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në”, vijon Çaushi.

Deputetja e qarkut Fier e mbyll reagimin e saj me një sugjerim, jo pa ironi, drejtuar Gazment Bardhit. “Po le nam o Gazo, le nam. Del denoncon komisionerët që as nuk i njeh. Thuaj Bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua. Ndoshta atje i njeh. Mirupafshim deri në gafën e radhës”, shpreh Çaushi në rrjetet sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button