Vajzat shkojnë në konkurse bukurie që të bëhen të dashurat e bosave të krimit?! Petri Bozo: “Janë shumë pak rastet, por…”

A mendon Petri Bozo se jetojmë në një shoqëri fasadë?
ftuar në episodin e fundit të këtij sezoni të “Flet” nga Ilnisa Agolli, ka qenë Petri Bozo. Petri është një emër shumë i dëgjuar për publikun shqiptar, regjizor, producent, organizues i Misseve të ndryshme në vend, të tilla si Miss Shqipëria apo Universe. Në këtë intervistë, ai foli më shumë për të bukurën në vetvete por jo vetëm…
A shkojnë vajzat në konkurse bukurie që të bëhen të dashurat e bosave të krimit?
Nuk ka qenë asnjë nga tonat. Ajo është çështje personale, ne kemi për detyrë sa është brenda organizmit tonë, të zbatojë rregullat edhe kushtet që i vëmë ne. Besoj se janë shumë të pakëta rastet që kanë qenë pjesëmarrëse tek ne, edhe kanë përfunduar në atë krahun tjetër.
A mendon se jetojmë në një shoqëri fasadë? Sa kontrubues je ti për ta ndryshuar këtë koncept?
Bojën e ndërtesës? Ta ndryshoj bojën? Nuk e ndryshoj dot. Ne kemi vetëm një bojaxhi. Bojaxhiu vendos edhe kaq!
/gsh