Bota

Roboti i shtatzënisë në Kinë, e ardhmja e lindjes ka mbërritur!

Në një hap të jashtëzakonshëm të shkencës dhe teknologjisë, shkencëtarët kinezë po zhvillojnë robotin e parë humanoid me një mitër artificiale, i aftë të rrisë embrionet njerëzore jashtë trupit të njeriut, sipas revistës “Newsweek”.

Lindjet priten të ndodhin në vitin 2026 dhe “nënat” robotë do të përdorin lëng amniotik sintetik, tuba që imitojnë kordonin umbilikal dhe inteligjencë artificiale për të monitoruar zhvillimin e fetusit për vetëm rreth 14 000 dollarë për çdo lindje.

I prodhuar nga “Kaiwa Tech” dhe i drejtuar nga Dr. Zhang Qifeng në Guangzhou, ky inovacion synon të ndihmojë çiftet e prekura nga infertiliteti, të shmangë lindjet në mënyra surrogate dhe të hapë horizonte të reja në shkencën riprodhuese.

Por nuk mungonjnë polemikat.

Shkencëtarët po punojnë ende mbi metoda të sigurta për fertilizim dhe lindje, ndërsa ekspertët ligjorë përpiqen të përcaktojnë të drejtat prindërore, kufijtë etikë dhe statusin e fëmijëve të rritur në laborator.

A është ky fundi i lindjes natyrale, apo një mrekulli për miliona njerëz?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button