Bota
Raportohet se një autobus nga Kosova është përplasur me një kamion në Gjermani – 30 të lënduar, dy në gjendje të rëndë

Një autobus dhe një kamion u përplasën në autostradën Salzburg-Mynih pak pas mesnatës pranë kryqëzimit të Irschenbergut. Sipas raporteve të fundit të policisë, 30 nga 41 pasagjerët e autobusit u plagosën, dy prej tyre rëndë, dhe katër u dërguan në spitalet aty pranë për trajtim. Autobusi sipas mediave gjermane, vinte nga Kosova.
“Pak pas mesnatës, 30 persona u plagosën në një aksident me autobus në autostradën A8 pranë kryqëzimit të Irschenbergut, kur autobusi u përplas me një kamion. Autostrada u mbyll në drejtim të Mynihut për disa orë”, njofton br.de.