Bota

Po filmonin veten duke ngrënë, çifti i influencerave goditet nga makina në restorant

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Texas, ku një çift influencerësh u përplasën nga një makinë që hyri me shpejtësi brenda një restoranti, teksa ata po filmonin një video.

Nina Santiago, e njohur online si NinaUnrated, dhe partneri i saj Patrick Blackwood po shijonin një vakt në lokalin Piada Diner, kur një makinë përplasi xhamin e restorantit dhe u fut brenda, duke i hedhur të dy nga vendi ku ishin ulur.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin dramatik kur makina shpërthen dritaren, copa xhami fluturojnë në të gjitha drejtimet dhe çifti përfundon i rrëzuar në tokë.

I tronditur, Patrick ngrihet menjëherë për të ndihmuar Ninën, ndërsa të dy mbetën të plagosur me prerje dhe gjakosje si pasojë e përplasjes.

Më pas, ata ndanë videon në YouTube, duke e cilësuar ngjarjen një përvojë që u ndryshoi jetën: “Kjo eksperiencë na bëri të kuptojmë sa e çmuar është jeta.

Nesër nuk është e garantuar. Bëni atë që doni sot, jetoni të lumtur, lini pas gjithçka që ju mban peng dhe falni. Ndihemi sikur na është dhënë një shans i dytë,” shkruan çifti.

Ata shtuan se tashmë duan të përqendrohen te vetja, të përmirësohen çdo ditë dhe të arrijnë synimet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button