Shëndet

Çfarë tregon ngjyra e dhëmbëve për shëndetin tuaj?

Shumëkush ëndërron një buzëqeshje të bardhë dhe të përsosur, por realiteti shpesh është ndryshe. Njollat e verdha, pikat kafe apo njollat e bardha të çelëta nuk janë thjesht problem estetik, por mund të jenë shenja paralajmëruese të prishjes së dhëmbëve ose edhe të sëmundjeve më të rënda.

Dhëmbët tuaj mund të zbulojnë shenja të hershme, nëse dini çfarë të kërkoni,” thotë Allen Zhang, teknolog dentar dhe themelues i ProDENT. Ai thekson se mjete të thjeshta, si kamerat intraorale, ndihmojnë në zbulimin e ndryshimeve të ngjyrës para se ato të kthehen në probleme serioze.

Sipas ekspertit, njollat e verdha shpesh lidhen me konsumimin e tepruar të çajit apo kafesë, por mund të tregojnë edhe probleme me mëlçinë. Kur kjo nuk funksionon siç duhet, në trup grumbullohet bilirubina. Dhëmbët me nuancë gri të zbehtë, nga ana tjetër, mund të tregojnë trauma të mëparshme ose sëmundje si celiaquia, që dëmton formimin e smaltit.

Njollat kafe shpesh janë shenjë e hershme e kariesit, por mund të shkaktohen edhe nga fluorozë e rëndë – tepricë fluori gjatë zhvillimit të dhëmbëve, shpesh për shkak të përdorimit të pasaktë të pastave me fluor. Gjurmët blu ose gri shpesh lidhen me antibiotikët e marrë në fëmijëri, ndërsa njollat e bardha të quajtura “chalky spots” janë tregues të hershëm të prishjes.

Ngjyrosjet e zeza, sipas Zhang, tregojnë karies të avancuar ose inde të vdekura, ndërsa në raste të rralla lidhen me ekspozim ndaj metaleve të rënda. Edhe smalti i njollosur e i pabarabartë mund të sinjalizojë çrregullime gjenetike.

“Dhëmbët tregojnë atë që trupi ende nuk e ka zbuluar,” shton Zhang, duke paralajmëruar se parandalimi është çelësi. Sipas CDC, mbi 3.7 miliardë njerëz në botë vuajnë nga sëmundje orale, të cilat nëse nuk trajtohen, mund të çojnë deri në infeksione kërcënuese për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button