Vendi
Aksident në aksin ‘Fier-Patos’, makina përplaset me motomjetin, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Patos.
Një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona: drejtuesi i motorit, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun.
Ky segment rrugor, veçanërisht gjatë muajve të verës, karakterizohet nga fluksi i lartë i mjeteve dhe aksidente të shpeshta.