Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.
Pacienti u plagos rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.
Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet
Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.
Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.