Bota

Aksident i RËNDË! Humbin jetën tre shqiptarë në Greqi, zbardhen emrat, momenti kur makina shpërthen në flakë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Egnatia, ku një kamion u përplas me dy automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Greqi, ku viktima raportohet se janë 3 shqiptarë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën Egnatia, ku një kamion u përplas me dy automjete të tjera, duke lënë të vdekur tre shqiptarë dhe një tjetër të plagosur.

Sipas raportimeve mediave greke, kamioni goditi dy makina, fillimisht një automjet të ndalur përpara tij, i cili shpërtheu në flakë. Brenda tij ndodheshin katër shtetas shqiptarë, banues në Athinë, dy burra 59 dhe 61 vjeç dhe dy gra 57 dhe 49 vjeçe. Tre të parët humbën jetën pasi u dogjën në makinë, ndërsa 49-vjeçarja arriti të dilte vetë nga makina.

Në automjetin tjetër ndodheshin katër shtetas grekë, gjithashtu banues në Athinë, shoferi 36-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur, 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan me plagë të lehta në spitalin e Komotinës.

Ndërkohë, shoferi bullgar i kamionit raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri pas përplasjes u përhap edhe në një sipërfaqe bujqësore pranë autostradës.

Lidhur me aksidentin e ndodhur në autostradën e Ksanthit, viktimat janë:

Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Metamorfosi, Athinë.

Klarenc Kacaj i datëlindjes 61 banues Dhrapecona, Ahinë.

Marianka Bushi Aliraj datëlindje 57 vjeçe.

Dhe e plagosur ne spital ndodhet Mardalena Kacaj e datëlindjes 49. Ajo ndodhej në sediljen mbas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtaret qe iu erdhën në ndihmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button