“Në këtë jetë, disa punë nuk bëhen vetë”/ Për’puthen hap audicionet për çdo moshë

Për’puthen”, emisioni i dashurisë në Shqipëri, ka hapur audicionet për të gjithë beqarët shqipfolës kudo që ndodhen!
Ndryshe nga çdo vit tjetër, në sezonin e tij të shtatë, “Për’puthen” rikthehet me një ftesë të hapur për të gjitha moshat: nga të rinjtë e guximshëm që kërkojnë romancën e parë, te ata që besojnë se ndjenjat nuk plaken kurrë.
Ky edicion thyen kufijtë tradicionalë dhe fton personalitete të guximshme, histori të vërteta dhe njerëz që nuk tremben të ndjekin ndjenjat e tyre. Në këtë skenë, çdo përvojë ka vlerë: pasionet e reja, dashuritë që provojnë kohën dhe momentet që të ndryshojnë jetën.
Konkurrentët e përzgjedhur do të përballen me sfida emocionuese, situata të papritura dhe vendime të forta, duke e bërë këtë rrugëtim jo vetëm një eksperiencë dashurie, por edhe një trampolinë drejt famës dhe njohjes publike.
Audicionet janë të hapura tani.