‘Tensionet lindën vetëm gjatë momentit të pagesës’/ Shpat Kasapi sqaron incidentin në dasmë: Ja çfarë ndodhi

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme.
Në një intervistë për emisionin ‘Weekend’ në Klan Kosova, Kasapi mohoi kategorikisht lajmet për rrahje, duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një debat të vogël.
‘U bë bujë e madhe, u rrah Shpati, u rrahën dasmorët… por në të vërtetë nuk ka pasur asnjë rrahje. Thjesht u nisa pak vonë për shkak të kolonës. Një dasmor më tha: ‘Shpat, je vonuar, por këndo’, dhe unë iu përgjigja se do të këndoj më shumë për ta kompensuar vonesën’, tregoi ai.
Kasapi sqaroi se tensioni lindi vetëm gjatë momentit të pagesës. ‘Në fund thanë: ‘Ti s’ke kënduar, nuk do ta marrësh pagesën’. Pak u agravova, ata gjithashtu, dhe u bë një debat i vogël. Por askush nuk më ka prekur dhe askush nuk më ka ngacmuar,’ shtoi këngëtari.
Ai paralajmëroi gjithashtu se do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që shpifën për këtë ngjarje: ‘Shpifësin e këtij lajmi do ta gjej,’ u shpreh Kasapi.