U lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar në emër të saj, vjen reagimi i modeles Arbenita Ismajli

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka reaguar pas lajmit se Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj saj. Lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjilan, i cili tha se vendimi është marrë në përputhje me kompetencat ligjore dhe legjislacionin në fuqi.
Hetimet ndaj Ismajlit nisën në qershor të këtij viti, pas dyshimeve se ajo nuk kishte zbatuar një vendim gjykate që i garantonte babait biologjik të vajzës, Feronit Shabani, të drejtën për ta takuar dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan. Sipas prokurorisë, modelja ka penguar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Në një video të postuar nga makina, me një këngë të Rihannas në sfond, Arbenita u shfaq e qetë ndaj situatës, duke thënë me humor: “E di çdo tekst këngësh të Rihannas fjalë për fjalë.”
Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut, ndërsa pritet të shihet ecuria e mëtejshme e procesit ligjor dhe reagimet e saj në ditët në vijim.