Bota

Kush e shpiku salsiçen? Bavarezët dhe Turingët në betejë epike për Bratwurst-in më të vjetër

Një debat ka shpërthyer midis dy shteteve gjermane, Bavarisë dhe Turingisë, se kush është shpikësi i salsiçes së njohur Bratwurst.

Deri më tani, taverna “Wurstkuchl” në Bavari ka pretenduar të jetë “qendra më e vjetër e Bratwurst në botë”.

Die Wurstkuchl” ndodhet në Urën e Gurit në Regensburg, mbi lumin Danub.

Dëshmia më e vjetër e dokumentuar e një kuzhinieri ose një tezge ushqimi në Urën e Gurit thuhet se daton që nga viti 1378.

Por tani, historianët në Erfurt, kryeqytetin e Turingisë, kanë gjetur në një dokument nga viti 1269 që përmend njerëz që morën me qira një ndërtesë për pjekje mishi (Brathütte) dhe një tigan (Bräter) 100 vjet më herët se qendra e salsiçeve në Regensburg.

Historianët tani po kërkojnë në Erfurt ku dikur pretendohet se ndodhej qendra e salsiçeve. Asnjë restorant atje nuk e ka marrë titullin e tezgës më të vjetër të Bratwurst.

Më parë në Turingi, referenca më e hershme e shkruar për Bratwurst daton që nga viti 1404. Ajo përshkruante se si shpenzohej “1 groschen për zorrë bratwurst” në qytetin e Arnstadt.

Ndërkohë në Regensburg, Wurstkuchl po vazhdon të prodhojë salsiçet e saj.

Në faqen e tyre të internetit , thuhet se “shumë gjëra kanë mbetur të njëjta” që nga Mesjeta, me “skarën me qymyr të hapur, salsiçet e bëra në shtëpi nga proshutë derri e pastër, lakrën turshi nga bodrumi i tyre i fermentimit dhe mustardën e njohur Wurstkuchl”.

Nuk është hera e parë që ka pasur një debat rreth Bratwurst-it.

Qytetet bavareze të Regensburgut dhe Nurembergut pretendonin dikur titullin e qendrës më të vjetër të salsiçeve. Përfundimisht, një vendim u mor në favor të Regensburgut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button