Sport

PSG mposht me penallti Totenhamin dhe ngre Superkupën e UEFA-s 

Paris Saint-Germain ka triumfuar në Superkupën e UEFA-s, duke mposhtur Tottenhamin pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2.

Takimi nisi me intensitet të lartë nga londinezët, të cilët bënë presion të vazhdueshëm mbi fituesit e Ligës së Kampionëve. Spurs gjetën golin e parë në minutën e 39-të me anë të Micky van de Ven, pas një aksioni të shpejtë që përfitoi nga hapësirat e lëna në prapavijën franceze.

Në fillim të pjesës së dytë, Tottenham dyfishoi avantazhin me Christian Romeron, i cili realizoi me kokë në minutën e 47-të. PSG reagoi, por në minutën e 67-të Bradley Barcola pa golin e tij të anulohej për pozicion jashtë loje, duke shtuar tensionin në radhët e skuadrës së Luis Enrique.

Megjithatë, kampionët e Francës nuk u dorëzuan. Në minutën e 85-të, Kang-In Lee ngushtoi shifrat në 2-1 me një goditje të saktë, ndërsa në minutën e 90+4 Goncalo Ramos shënoi golin e barazimit dramatik, duke çuar sfidën drejt penalltive, sipas formatit të ri të UEFA-s që ka hequr vazhdimet.

Nga pika e bardhë, PSG tregoi më shumë saktësi, duke realizuar katër penallti nga pesë tentime (X, O, O, O, O), ndërsa Tottenham shënoi tre herë (O, O, X, X, O). Me këtë sukses, parisienët siguruan trofeun e parë të sezonit, duke i dhënë një sinjal të fortë rivalëve në garat evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button