Dëmet nga zjarret, Rama – qytetarëve: Do riktheheni në shtëpi më të mira! Do dëmshpërblehen një për një edhe krerët e humbur

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të zhvilluar ‘online’ në Facebook foli për situatën e zjarreve në vend.
Rama tha se rreth 40 familje e kanë humbur plotësisht shtëpitë e tyre nga zjarret dhe ai premtoi t’u qëndrojë atyre pranë, derisa të rikthehen në banesa të reja.
Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit tejet të vështira për shkak të zjarreve.
Janë 207 shtëpi të prekura nga zjarri, 40 prej të cilave e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Ne po bëjmë sipas protokollit situatës inventarizimin e plotë dhe padiskutim siç ka ndodhur në të shkuarën, askush nuk do mbetet pa e parë në krahë shtetin për t’u rikthyer në shtëpi më të fortë.
Do jenë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Do të kompensohen një për një. Dua edhe njëherë të shpreh mirënjohjen dhe respektin përulësisht të gjithave forcave të angazhuara në terren”-tha Rama.
/TEMA