Vendi

Parashikimi i motit për sot/ Vijon vala e të nxehtit, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 42 gradë celsius.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button