Bota

40 vite nga tragjedia ajrore e ‘Japan Airlines 123’/ Gabimi që u fsheh për 7 vite dhe u pagua me 520 jetë

Më 12 gusht 1985, një Boeing 747-SR46 i Japan Airlines u rrëzua mbi malin Osutaka në Japoni, duke shkaktuar vdekjen e 520 personave, aksidenti më i rëndë ajror në histori që përfshin një avion në fluturim. Vetëm katër pasagjerë mbijetuan, përfshirë një stjuardesë jashtë shërbimit. Dy italianë ishin mes viktimave.

Lajmi u rikthye në vëmendje nga La Repubblica me një analizë të detajuar mbi shkaqet dhe ngjarjet e asaj dite.

Hetimet zbuluan se tragjedia kishte origjinën shtatë vite më parë, kur gjatë një uljeje në aeroportin Itami të Osakës, avioni pësoi një tail strike, goditje e pjesës së pasme me pistën. Riparimi i kryer nga Boeing rezultoi i pasaktë: paratia e presionit në pjesën e pasme u montua gabimisht, duke krijuar dobësi strukturore që me kalimin e kohës u shndërruan në çarje të rrezikshme.

Fluturimi 123 u nis nga Tokio në orën 18:12 me destinacion Osakën. Vetëm minuta pas ngritjes, paratia cedoi, duke hapur një vrimë dy metra katrorë në trupin e avionit dhe duke dëmtuar të gjitha sistemet hidraulike. Piloti, instruktori me përvojë Masami Takahama, dhe ekipi i tij arritën përkohësisht të stabilizonin avionin dhe tentuan një ulje emergjente. Por humbja e kontrollit gjatë një kthese fatale e çoi avionin drejt malit Osutaka. Njëra prej krahëve goditi një kreshtë mali, duke shkaktuar përmbysjen dhe shpërbërjen totale të mjetit fluturues.

Sipas disa burimeve, një helikopter ushtarak amerikan mund të ketë identifikuar vendin e rrëzimit brenda 20 minutash, por autoritetet japoneze njoftuan se terreni i vështirë e bëri të mundur mbërritjen e ekipeve të shpëtimit vetëm mëngjesin e ditës pasuese. Katër persona u nxorën gjallë nga rrënojat, të gjithë ulur në rreshtat 54 deri 60.

Mes viktimave kishte 487 japonezë, 6 amerikanë, 2 gjermanë perëndimorë, 3 indianë dhe 2 italianë. Aksidenti mbetet një prej kujtimeve më të dhimbshme në historinë e aviacionit dhe një shembull tragjik i pasojave të gabimeve teknike të pazbuluara për vite me radhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button