Vendi
Shkodër/ Burri plagosi gruan me a*më zjarri.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, ku një grua rreth 30 vjeçe ka mbetur e plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është shtetasi E. P., 34 vjeç, i cili mësohet se ka qëlluar mbi shtetasen E. I., për motive ende të paqarta, por të dyshuara si të dobëta.
Detaje të reja zbulohen në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në aksin Shkodër -Murriqan.
Mësohet se emri i 30-vjeçares së plagosur është Erisa Isufi.
Ndërkohë autori i cili është arratisur nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim, është Edison Probatistaj