“Nuk jam Bora Zemani”, Xheneta Fetahu sqaron deklaratën pas linçimit në rrjet

Xheneta Fetahu ka reaguar pas një vale akuzash dhe keqinterpretimesh që shpërthyen në rrjetet sociale pas një deklarate të saj gjatë një transmetimi live.
Gjatë bisedës, ajo u pyet në mënyrë provokuese: “A po i përndjek meshkujt?”, dhe përgjigjja e saj shkaktoi debat të gjerë. Xheneta tha:
Unë nuk i përndjek meshkujt, së pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu. Kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli, ose më mban para duarve dhe më vlerëson, ose hiç. Për mua, kallen”.
Deklarata shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe Xhenetën e ‘mbytën’ komentet.
Së fundmi, përmes një postimi në InstaStory, Xheneta ka sqaruar situatën:
“Nuk kam thumbuar askënd, nuk kam thënë asgjë ofenduese dhe nuk kam arsye ta bëj. Për komentet që më akuzuan se ‘po përndjek’ dikë, e kam thënë qartë se nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj. Pikë”.
Ajo gjithashtu shprehu zhgënjimin e saj ndaj disa mediave, të cilat sipas saj, shtrembërojnë fjalët për të krijuar tituj sensacionalë:
“E kuptoj që mediat duhet të shkruajnë për të mbushur faqet dhe për të ‘ngrënë bukë’, por jo deri aty sa të shpikin gjëra që nuk janë thënë. Nuk kam problem të jap mendime kur dua, madje i them drejtpërdrejt, por mos trilloni, aman. Nuk kam kohë të merrem me gjyqe e denoncime, por nuk do të rri duarkryq kur më atribuohen fjalë që s’i kam thënë”
