Bota

Autobusi përplaset me kamionin, 11 të vd*kur dhe 46 të pla*osur

Të paktën 11 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në  Brazil të premten në mbrëmje, pasi një autobus u përplas me një kamion.

Pamjet treguan autobusin që shpërtheu në flakë pas përplasjes në shtetin qendror-perëndimor të Mato Grosso.

Nga 46 të plagosurit, 12 janë në gjendje të rëndë përfshirë shoferin e kamionit , 26 janë në gjendje të qëndrueshme dhe 8 kanë lëndime të lehta . 

Shkaqet e aksidentit mbeten akoma të panjohura .

Aksidenti ndodhi në autostradën BR-163, e cila regjistroi 1,304 aksidente trafiku vetëm në vitin 2024, 65 prej të cilave fatale. 40 persona kanë humbur jetën në të njëjtën autostradë nga janari deri në qershor të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button