Rrethimi i News24 nga Policia/ Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Shteti të mos ndërpresë punën raportuese, alert për lirinë e medias

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në reagim thuhet se UGSH është informuar nga kolegë të News 24 se që në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga institucione të shtetit kanë hyrë në mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group me pretendimin për lirimin e mjediseve, të cilat sipas autoriteteve u përkasin subjekteve shtetërore.
Sipas UGSH, drejtuesit e kompanisë mediatike prej dekadash i zotërojnë me qira këto objekte dhe mes mediave e institucioneve shtetërore ka pasur konflikte gjyqësore për këtë shkak. Në reagim shtohet se UGSH ndjek me shqetësim maksimal situatën që po ndodh momentalisht në mjedisin e News 24 dhe setit tjetër mediatik.
Gjithashtu UGSH kërkon nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare. Unioni theskon se po ndjek me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse. UGSH thotë se është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik.
Reagimi i plotë:
Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24 dhe setit mediatik Panorama Group, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët
Tiranë më 9.08. 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sapo është informuar nga kolegë të News 24 se qysh në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga institucione të shtetit kanë hyrë në mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group me pretendimin për lirimin e mjediseve, të cilat sipas autoriteteve u përkasin subjekteve shtetërore. Ndërkohë që drejtuesit e kompanisë mediatike prej dekadash i zotërojnë me qira këto objekte. Mes mediave dhe institucioneve shtetërore ka pasur konflikte gjyqësore për këtë shkak.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndjek me shqetësim maksimal situatën që po ndodh momentalisht në mjedisin e News 24 dhe setit tjetër mediatik. UGSH kërkon nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare. Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse. UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik.