Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare komandanti i Apollo 13

Jim Lovell, astronauti amerikan i njohur për komandimin e misionit dramatik Apollo 13, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.
Lovell u bë figurë ikonike e historisë së fluturimeve hapësinore për shkak të një prej misioneve më të rrezikshme të NASA-s, që u zhvillua në prill të vitit 1970. Ai ishte në krye të ekuipazhit të Apollo 13 kur një defekt i rëndë teknik në bordin e anijes kozmike vuri në rrezik jetën e tij dhe të dy astronautëve të tjerë në mision.
Pikërisht gjatë këtij incidenti, Lovell dha një nga deklaratat më të famshme të historisë së hapësirës: “Houston, kemi një problem”, një frazë që më vonë do të bëhej simbol i qetësisë dhe profesionalizmit në kushtet më ekstreme.

Edhe pse misioni dështoi në objektivin e tij për të zbritur në Hënë, Apollo 13 u kthye në një histori suksesi për shpëtimin e ekuipazhit, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe përpjekjeve të koordinuara mes astronautëve dhe ekipeve në Tokë.
Lajmi për vdekjen e Lovell është konfirmuar nga burime pranë familjes, ndërkohë që pritet një njoftim zyrtar nga NASA.