Ndërron jetë çifti, makina bie në greminë gjatë momentit intim

Një moment pasioni përfundoi në tragjedi për një çift brazilian kur makina në të cilën ndodheshin ra nga një shkëmb, duke iu marrë të dy.
Adriana Ribeiro, 42 vjeç, dhe partneri i saj, Marcone Cardozo, 26 vjeç, ishin kthyer nga një festë në qytetin Venta Nova do Imigrante dhe kishin parkuar në një vend të njohur panoramik.
Atje dyshohet se vendosën të kryenin marrëdhënie seksuale në makinën e tyre.
Sipas autoriteteve dyshohet se për shkak të lëvizjeve të tyre, automjeti lëvizi dhe ra nga shkëmbi, pavarësisht faktit se frena e dorës ishte aktive.
Makina ra 100 metra përpara se të godiste një shkëmb dhe të nxirrte trupat e çiftit, të cilët u gjetën të zhveshur në rrëzë të malit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të hënën e kaluar, por makina u vu re në orën 7 të mëngjesit nga një roje sigurie.
Detektivi Alberto Roque Perez tha se nuk kishte prova për ngjarje kriminale dhe se lëvizja e automjetit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga çifti.
Banorët në zonë raportuan se dëgjuan një zhurmë të fortë midis orës 1:30 dhe 2:00 të mëngjesit, por për shkak të errësirës dhe bimësisë së dendur ata nuk mund të shihnin asgjë.
Thiago Amorim, një operator i një platforme me deltaplan, e përshkroi skenën si tronditëse, duke thënë se makina ishte bërë copë-copë pas përplasjes me shkëmbin.
Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje e gjetën burrin në rrëzë të shkëmbit, ndërsa për të gjetur gruan iu desh të hapnin një shteg përmes bimësisë së dendur.
Zona karakterizohet nga terren shumë i pjerrët, me shkëmbinj në majë dhe pyll të dendur në fund.