Life Style

Jennifer Lopez s’i lejohet hyrja në një dyqan Chanel në Stamboll sepse… nuk e njohën! Si “u hakmor” ndaj tyre

Jennifer Lopez u përball me një sjellje mjaft të paprecedentë kur vizitoi një dyqan Chanel në Stamboll ku raportojnë mediat turke, ajo u “kthye mbrapsht” sepse… nuk e njohën. 

Kur këngëtarja 56-vjeçare kërkoi të hynte në dyqan, roja e sigurisë se lejoi duke i thënë që “dyqani është plot”.

Me të dëgjuar këto fjalë, Jennifer Lopez nuk e humbi qetësinë, pasi fillimisht thuhet se tha “ok, s’ka problem”, duke zgjedhur një dyqan tjetër.

Sipas raportimeve, pasi iu mohua hyrja në dyqanin Chanel, Lopez hyri në një dyqan Celine and Beymen ku “qëndroi për tre orë duke shpenzuar mijëra dollarë”.

Megjithatë, kur u vu re gabimi i rojes së sigurisë së Chanel dhe zyrtarët kuptuan se kujt i ishte mohuar hyrja, ata e ftuan Jennifer Lopez, por ajo refuzoi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button