Vendi

Evi Kokalari zbardh planin për rrëzimin e kupolës 34-vjeçare të mafies politike në Shqipëri, si do të kthehen pronat…

Evi Kokalari zbardh planin për rrëzimin e kupolës 34-vjeçare të mafies politike në Shqipëri, si do të kthehen pronat tek ish-pronarët brenda dy viteve, ja roli i amerikanëve

Rigels Seliman

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka zbuluar dje një plan të fuqishëm për rrëzimin e kupolës politike 34-vjeçare që, sipas saj, ka kapur për fyti Shqipërinë. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ajo premton kthimin e menjëhershëm të pronave tek ish-pronarët brenda dy viteve të para të qeverisjes, me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ekspertë të lartë amerikanë. Sipas saj, një nga aleatët e saj kyç është një ekonomist i njohur i administratës Trump, që ka premtuar ndihmë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së ligjit 7501. Por nuk mbaron këtu, aktivistja e njohur konservatore, Evi Kokalari thekson se ka kërkuar ndihmën e Rudy Giulianit, njeriut që pastroi Nju Jorkun nga mafia, për të shkatërruar kartelet e drogës në Shqipëri.

Ndërkohë në reagimin e saj, ajo thekson se, në një vend me më pak se 2.5 milion banorë, pastrimi është shumë më i lehtë nëse frenat i merr dikush i pakorruptueshëm. “Krimi bie kur frenat i merr dora e duhur”, thotë Kokalari, ndërsa paralajmëron një ofensivë të madhe anti-korrupsion. Në listën e saj të prioriteteve janë edhe çështja çame dhe rikthimi i emrit “Illyria” për të gjithë rajonin, si pjesë e një projekti për afirmimin e identitetit historik shqiptar. “Këto ju duken ëndrra, por unë kam një plan konkret dhe mbështetje të fuqishme nga SHBA. Shqipëria do të ngrihet – dhe ky është vetëm fillimi”, përfundon ajo me tone sfiduese.

REAGIMI I PLOTË I AKTIVISTES EVI KOKALARI:

Pronat do rikthehen, mafia do bjerë

“Se keni idenë sa shpejt ish-pronarët do marrin pronat kur ta rrëzojmë kupolën e mafias 34-vjeçare!!! Dhe jo vetëm kaq, por do të kenë mundësi të investojnë në pronat e tyre menjëherë – pra do t’ju ofrohen mundësitë financiare për të ndërtuar vetë ose me partner të huaj. Mbajeni mënd çfarë iu them, sepse ky është një nga premtimet kryesore që po bëj. Këto ju duken ëndrra sepse keni humbur besimin total tek drejtësia në jetë, por po të jetonit në SHBA, do ta kuptonit sa shpejt zgjidhen këto probleme, dhe nuk do dyshonit as në seriozitetin tim në këtë pikë, dhe as në kapacitetin për ta zgjidhur këtë ngërç mundësisht brenda dy viteve të para në pushtet. Shumë nga ju më thoni që ligjin 7501 nuk e zgjidh dot se është bërë lëmsh. Unë them – E ZGJIDH.

Ndërkohë, mund t’ju them vetëm këtë: kam pasur fatin të njihem me një nga ekonomistët më të mirë që kemi ne konservatorët e SHBA, që ka qenë pjesë e kabinetit të Presidentit Trump në mandatin e tij të parë, këshilltar ekonomik, anëtarë bordi i Wall Street Journal dhe ish kandidat për Kryetar i ‘Federal Reserve’, dhe ja kam shpjeguar ligjin 7501 (që e skandalizoi), por më premtoi që do të më ndihmoj 100% për ta zgjidhur kur të vij koha.  Jo vetëm ai ka ekspertizën e tij, por ka plot ekspertë të tjerë që mund të mi vër në dispozicion. Ndërkohë, kam kohë që e mendoj ligjin 7501, siç mendoj shumë probleme të tjera që ka ai vend dhe si mund të zgjidhen në mënyrë efiçente dhe në një kohë relativisht të shkurtër. Përveç se kam idetë e mia, që i përshtaten më shumë mentalitetit në Shqipëri, kam mundësinë të krijojë një skuadër fantastike me ekspertë nga më të mirët në SHBA, që të më japin një dorë në shumë çështje dhe problematikat në Shqipëri.

Krimi bie kur frenat i merr dora e duhur, modeli Giuliani vjen në Shqipëri

Meqë ra fjala, Rudy Giulianit i kam kërkuar të më ndihmoj me ndalimin e ‘karteleve’ të drogës në Shqipëri. Nëse nuk e njihni, kërkoni në Google dhe fokusohuni se si Rudy Giuliani pastroi të gjithë NYC nga krimi dhe mafia në mandatin e tij të parë si kryetar bashkie. Sa për ide – Manhattan ka mbi 8 milionë banorë. Në Shqipëri, as 2.5 milion nuk jemi. Kuptoni sa kollaj është pastrimi në atë vend nëse frenat i marrin njerëzit seriozë dhe të pakorruptueshëm?!!!  Dhe nëse jeni kuriozë, disa nga problematikat që i kam menduar shumë gjatë dhe shumë thellë, dhe vazhdoj t’i mendoj gjithë kohën në mënyrë që të gjej strategjinë e duhur për ti zgjidhur, apo të gjej personat dhe ekspertët e duhur për të më ndihmuar, përveç çështjes së kthimit të tokave dhe riparimin e ligjit 7501, kryesojnë:

– Çështja çame

– Rikthimi i emrit Illyria për Ballkanin. Kjo e fundit, do hap derën për zgjidhje të shumë çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me të gjithë kombin, jo vetëm Shqipërinë, por mbi të gjitha, për shpalosjen e historisë tonë në rang ndërkombëtarë, dhe kontributin që kemi patur në ndërtimin e civilizimit perëndimor.

Ndërkohë, foto brenda fotos kryesore është marrë nga libri “Emperor” i Michael Sommer, (Hudson & Thames 2010) – dhe tregon origjinën e perandorëve Romakë nga viti 27 BCE deri ne 518 CE, dhe janë si më poshtë:

25– nga ILIRIA

16– jashtë Italisë

12– nuk ju dihet origjina

9 – Itali

6– Gjermani

7– Spanjë

4– Afrika e Veriut

4- Azia e Madhe

2– Azia e Vogël

Llogaritë bëheni vet!!”, shkroi dje Kokalari në rrjetet sociale./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button