Vendi

Donte të vr*ste derrin, 57-vjeçari vr*t me a*më gjahu bashkëfshatarin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan të Beratit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një të shtënë aksidentale me armë gjahu.

Viktima është identifikuar si Adriatik Toska, i cili ishte në arë bashkë me bashkëfshatarin e tij, Dhimitër Kuqi, 53 vjeç. Të dy kishin disa net që ruanin parcelat me misër, për të mbrojtur prodhimin nga dëmtimi i derrave të egër.

Sipas informacioneve paraprake, Kuqi ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në drejtim të një derri, por për shkak të pakujdesisë, ka goditur për vdekje bashkëfshatarin e tij. Toska ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autori i dyshuar, Dhimitër Kuqi, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button