Vendi

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe u erdhi ne ndihmë katër të lënduarve, duke i shpëtuar nga një tragjedi e mundshme pasi , pas përmbysjes mjeti rrezikonte të shpërthente në flakë.

Pikërisht ky veprim human dhe akt trimërie njëkohësisht e bëri 29 vjeçarin heroin e ditës. “Nuk mund ta quaj veten hero thotë ai pasi çdo punonjës policie, është i mirëtrajnuar për situata të tilla dhe duhet të veprojë me humanizëm dhe gjakftohtësi. Mbaj mend që kam bërë të mundur nxjerrjen e një fëmije nga mjeti fillimisht dhe për disa sekonda kam shuar zjarrin. Më pas kam nxjerrë drejtuesin dhe pasagjerët e tjerë”, është shprehur ai për mediat.

"Bëra detyrën, nuk jam hero", flet efektivi i policisë

Teksa thekson se ende nuk ka kontakt me familjarët e të lënduarve pasi vëmendjen në këto momente e kane te mbarëvajtja e shëndetit pas aksidentit, efektivi shton: “Nuk mendova më as për jetën time teksa dëgjoja thirrjet për ndihmë brenda mjetit”.

“Kam marrë shumë falënderime qe nga qytetarët e thjeshtë, te drejtuesit e policisë e deri te Kryeministri”. Do të bëja sërish të njëjtën gjë pa u menduar dy herë nëse do të rastisja në tjetër situatë të njëjtë”, pohon më tej Klajdi.

"Bëra detyrën, nuk jam hero", flet efektivi i policisë

“Në fakt kjo është detyra jonë, te shpëtojmë jetë njerëzish pavarësisht çdo situate, si gjatë kohës së shërbimit, ashtu edhe jashtë tij. Kisha ëndërr gjithmonë të isha pjesë e uniformave blu”, thotë 29-vjeçari i cili gëzon dhe titullin jurist dhe është në përfundim të Bachelor.

Klajdi nuk ka kursyer ndërkohë as apelin për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm në respektimin e sinjalistikës rrugore pasi një gabim i vogël, mund të ketë pasoja fatale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button