Vendi

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, 4 persona përfundojnë në spital

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button