Kiara Tito prezantuese e ‘Kënga Magjike’? Lajmin e bën të ditur Luiz Ejlli

Me rastin e 25-vjetorit të ‘Kënga Magjike’, producenti Ardit Gjebrea ka marrë me pushime në Turqi grupe të ndryshme këngëtarësh, të cilët kanë qenë pjesë e edicioneve të eventit muzikor.
Vetë artisti kishte lajmëruar më herët, që me rastin jubile’ të spektaklit të tij të famshëm, do të prezantonte me të bijën, Anën. Por, mesa duket në plan ka patur edhe një tjetër emër, që është bërë shumë i famshëm pas daljes nga Big Brother 3, Kiara Titon
Ishte vetë Arditi që nxori një video ku dukej se ndodhej në pushime me të bijën, Luiz Ejllin dhe Kiara Titon. Çifti i famshëm kishin me vete edhe bebushen Luna:
Luizi: Mirëmbrëma miq dhe ja ku rikthehemi në edicionin e 25-të, pas daljes në pension të xhaxhi Arditit. E zëvendëson goca e tij, e ka thënë vetë…
Ardit Gjebrea: Me kë tjetër?
Luizi: Ju do thoni se me kë, ju do mendoni se me mua. Harroje! Kiara Tito
Video shoqërohet me të qeshura dhe nuk çuditemi aspak, nëse protagonist është Luizi. /Pamfleti