Life Style

“E kisha sirtarin plot me ëndrra, kur e hapa pashë vetëm mbathjet”/ Nard Ndoka nuk përmbahet: E shfrenoj fantazinë kur…

“Janë shumë ëndrra që njeriu ka e nuk realizohen dot për shumë arsye”

ftuar në episodin e radhës të podkastit “Flet” nga Ilnisa Agolli, ka qenë politikani Nard Ndoka. Ai ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij, fëmijëria, politika, por duke e shoqëruar intercistën dhe me plot doza humori…

Pjesë nga intervista:

A ka mbetur diçka pa realizuar përgjatë kalvarit të gjatë të ëndrrave të tua?

Padiskutim që po. Janë shumë ëndrra që njeriu ka e nuk realizohen dot për shumë arsye. Jeta të përplas diku tjetër ku ti nuk e mendon. Ka një shprehje që thotë: E kisha sirtarin plot me ëndrra, kur e hapa pashë vetëm mbathjet.

A ishin të palosura të paktën?

Ishin të hekurosura (qesh).

Përveç ëndrrave me sy hapur, po ato me sy mbyllur a të pëlqejnë?

Me sy mbyllur, kanë fantazi më tepër. Kur ëndërron me sy mbyllur, e shfrenon fantazinë. Mund ta tejkalosh edhe të pakapshmen.

A pendohesh të nesërmen?

Jo. Në përgjithësi, jo. /TAR/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button