Life Style

Bleona Qereti tregon për birësimin e pazakontë që sapo paska bërë

Nëse menduat për një fëmijë, një qenush, apo ndoshta një mace me pasaportë amerikane, jo, nuk është asnjëra prej tyre. Bleona Qereti sapo ka treguar se ka birësuar një luan. Po, një luan të vërtetë. Në Afrikë. Dhe jo, nuk është ndonjë metaforë për karakteristikat që duhet të ketë partneri i Bleonës. Është një luan i vërtetë, që quhet Sarara.

Në një video të shpërndarë së fundmi me Blendi Fevziun, Bleona e tregon vetë me krenari këtë “birësim”:

“Unë kam marrë këtë dhuratë për ditëlindje,” thotë ajo duke treguar byzylykun në dorën e saj, “vlera dhe shuma e të cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë, është bamirësi.”

Bleona Qereti tregon për birësimin e pazakontë që sapo paska

Më tej, Bleona sqaron:

“Luanin tënd mund ta ndjekësh me aplikacion, që është një ndërthurje moderne mes bamirësisë dhe shpëtimit të kafshëve. Ky është luani im, Sarara. Ka mbledhur 180 mijë dollarë për momentin. Se sa kam dhënë për të s’mund ta them, unë kam shpëtuar jetën e këtij luani. Ky është i vetmi luan që kam. Ajo që dua të bëj është të takohem me Elon Musk dhe të shpëtoj gjithë kafshët e kësaj bote.”

Bleona Qereti tregon për birësimin e pazakontë që sapo paska

Po të mos ishte Bleona, ndoshta do e kishim quajtur thjesht “marketing i zgjuar”. Por duke njohur Bleonën, e dimë që gjërat e pazakonta për shumë, janë normale për të. Ndaj, s’është shumë habi që ndërkohë që pjesa tjetër e botës ndan foto me qenushë e kotele në Instagram, Bleona ka Sarara-n e saj, një luan afrikan të shpëtuar.

Dhe Elon, nëse po lexon këtë, përgjigjju kërkesës së Bleonës, është për të mirën e kafshëve dhe planetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button