Vendi

Aksident tragjik te mbikalimi në Levan, makina përfundon në kanal, 1 i vd*kur dhe 3 të plagosur

Një aksident tragjik është shënuar pak minuta më parë në mbikalimin e Levanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga burime për SYRI-n, mësohet se si pasojë e përplasjes, një nga mjetet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, duke lënë një person të vdekur dhe 3 të plagosur. 

Mjetet e përfshira në aksident janë një maiknë tip ‘Wolzvagen Passat’ dhe tjetra tip ‘Skoda Fabia’.

Në vëndngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikset për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.  

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button