“Tërmet, dridhje toke…”/Astrologia bën parashikimin: Mund të kenë peripeci, pengesa, si çdo shenjë…

“Kjo e tetorit mund të lidhet me shenjat e horoskopit, mund të jetë dhe çështje personale, mund të jetë dhe në biznes”
Astrologia Elena Demollari ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të horoskopit.
Pyetjes ‘çfarë thonë yjet që pritet të ndodhë në muajin shtator, tetor, nëntor, dhjetor? Me çfarë do të përballemi në muajt në vazhdim?’, ajo iu përgjigj:
“Pjesërisht në muajin tetor mund të kemi pak sfida, jo në shtator por në tetor. Mund t’i kemi dhe personale, mund të jenë dhe globale. Unë si parashikuese, nuk më kanë pëlqyer këto tërmete që janë bërë. Mund të kemi dhe pak lëkundje në muajin gusht. Mund të ketë lëvizje të vogla të tërmetit, por jo për t’u shqetësuar. Do jetë globale. Kjo e tetorit mund të lidhet me shenjat e horoskopit, mund të jetë dhe çështje personale, mund të jetë dhe në biznes. Mund të jetë pak rrëmujë por jo për t’u shqetësuar”.
Ndërsa e pyetur se ‘kush do të jetë shenja më me fat në këto muaj të mbetur dhe shenja më me pak fat?’, astrologia e njohur u shpreh:
“Për këtë muaj do të jetë shenja e Luanit. Shenjat e zjarrit në muajin gusht do të kenë fat. Por në përgjithësi të gjitha shenjat e horoskopit do të jenë mirë. Do kalojnë ato sfidat, por jo për t’u shqetësuar. Mund të kenë peripeci, pengesa, si çdo shenjë horoskopi, por në përgjithësi do jenë mirë”.