Luana Vjollca sërish në garë me Arbana Osmanin për prezantimin e festivalit ‘64 në RTSH

Sapo Elhaida Dani paraqiti spotin për Fest ’64 në RTSH, menjëherë u ‘sulën’ edhe figurat e ekranit për të marrë rolin e drejtueses së festivalit.
Mësohet se Luana Vjollca ka paraqitur zyrtarisht platformën e saj për ta prezantuar. Madje thuhet se moderatorja është ka dhënë edhe emrin e skenaristit me të cilin do të bashkëpunojë.
Thuhet se platforma e saj është marrë tashmë në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare.
Nga ana tjetër edhe Arbana Osmani ka shprehur dëshirën për të prezantuar festivalin sërish. Madje thuhet se moderatorja e njohur ka prezantuar edhe emrin e kameramanit, regjisorit dhe skenaristit. Një ekip të tërë, me të cilin do të donte të bashkëpunonte.
Kjo kërkesë iu pranua Osmanit kur drejtor i RTSH ishte Enkel Joti, me të cilin ndanë bashkë fitimet. Ama, kur bëhet fjalë për Eni Vasilin, Bana do e ketë të vëshitrë. Në fund të fundit, siç thonë spanjollët: Nuk mund të vjedhësh në shtëpinë e hajdutit!…..
Ndërkohë, autorja e njohur Ilda Lumani flitet si një nga emrat që do të marrë rolin e autores së këtij edicioni. Megjithatë, kjo është ende në kuadër të thashethemeve.
Fitoftë më i miri! /Pamfleti