Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasje me një tufë zogjsh vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Madridit.
Avioni, që ishte nisur drejt aeroportit Orly në Paris, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme si dhe në njërin prej motorëve, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Avioni ishte nga më të rinjtë në flotën e Iberia-s.
Incidenti ndodhi në momentin e ngritjes, kur zogjtë u përplasën fillimisht me pjesën e përparme të avionit.
Më pas tufa goditi edhe motorin e majtë.
Menjëherë pas incidentit, pilotët njoftuan kullën e kontrollit për një situatë emergjente.
Avioni u kthye në ajër dhe bëri ulje emergjente në aeroportin e Madridit.