Vendi
Peshkaqeni rreth tre metra i gjatë ngec në rrjetat e peshkatarëve në Shëngjin

Një peshkaqen ka ngecur në rrjetat e peshkatarëve të Shëngjinit Peshkaqeni rreth tre metra e gjatë ngeci në rrjetat në thellësi, rreth 1500 metër nga bregu me zonën mes Rrjollit dhe Rërës së Hedhur.
Raportohet se bëhet fjalë për një peshkaqen të llojit Tigër, një nga speciet më të mëdha dhe të njohura si potencialisht të rrezikshme për njerëzit. Pas identifikimit të llojit të tij, peshkatarët e kanë rikthyer sërish peshkaqenin në det.
Ndërkohë, theksohet se kjo nuk është hera e parë që peshkaqenë të përmasave të mëdha janë shfaqur në plazhet e Adriatikut në Shqipëri.