Bota

E vr*në dhe copëtuan bashkë 35-vjeçarin/ Nëna rrëfen lidhjen me nusen e djalit: ‘Është vajza që nuk e kam pasur kurrë’. Del në dritë një motiv tjetër

“Mailyn është vajza që nuk e kam pasur kurrë.” Kështu u ka thënë hetuesve Lorena Venier, infermierja nga Gemona e Udines, e cila ka pranuar se ka vrarë dhe copëtuar trupin e të birit, Alessandro Venier, 35 vjeç, bashkë me partneren e tij kolumbiane, Mailyn Castro Monsalvo.

“Kjo lidhje e jashtëzakonshme mund të jetë çelësi për të kuptuar çfarë ndodhi”, tha avokati mbrojtës i Venier, Giovanni De Nardo, pa dhënë detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Një tjetër motiv: Transferimi në Kolumbi
Hetimet kanë nxjerrë në pah një pistë tjetër të mundshme: Alessandro ishte në prag të nisjes për në Kolumbi, ku kishte planifikuar të jetonte me partneren dhe vajzën e tyre 6 muajshe. Por kjo zgjedhje, sipas hetuesve, nuk ishte e pranuar as nga Mailyn e as nga Lorena. E para nuk dëshironte të kthehej në vendlindje, ndërsa e dyta nuk donte të ndahej nga mbesa e vogël, me të cilën kishte krijuar një lidhje më të fortë se me nusen.

Për më tepër, mbi Alessandron rëndonte një dënim që pritej të bëhej ekzekutiv dhe që do t’i ndalonte daljen nga Italia. Për këtë arsye, ai kishte përshpejtuar vendimin për t’u transferuar. Dënimi kishte të bënte me plagosje të rënda, ndërsa më herët kishte marrë denoncime për kultivim të substancave të paligjshme, aktivitete të paautorizuara me rezerva ushtarake, si dhe për disa akte dhune, kërcënime dhe madje edhe keqtrajtim kafshësh.

Hetuesit: A ishte Alessandro një “barrë” për dy gratë?
Sipas prokurorëve, solidariteti i pazakontë midis Lorenës dhe Mailyn mund të ketë ardhur edhe nga fakti se Alessandro shihej si një barrë për të dyja. Ai nuk kishte pasur kurrë një punë të qëndrueshme dhe mbijetonte me punë të rastësishme, gjë që kishte shkaktuar konflikte të vazhdueshme në familje.

Mailyn ndodhet aktualisht në një strukturë të mbrojtur, në regjim të posaçëm për nënat me fëmijë nën një vjeç, ndërsa Lorena Venier është në paraburgim nën masën e arrestit në burg, të konfirmuar nga gjykatësja hetuese Mariarosa Persico.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button