Bota

Zbulimi i mundshëm i “Trenit të artë” të Hitlerit dhe “Dhomës së Ambrës”, Polonia jep leje për kërkime arkeologjike

Një përparim i madh mund të jetë bërë në ndjekjen shumëvjeçare të “trenit të artë të Hitlerit”, një tren legjendar që sipas gojëdhënave është i mbushur me ar, stoli madje dhe “Dhomën e Ambrës” – një kryevepër artistike me vlerë të përllogaritur deri në 300 milionë euro.

Që prej vitit 1945, qeveri, ushtarakë polakë dhe gjuetarë thesaresh kanë kërkuar ta zbulojnë duke e konsideruar të zhdukur mes kaosit në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Vëmendja është përqendruar në veriun e Polonisë, në zonën Dziemiany, ku autoritetet kanë dhënë zyrtarisht leje për të kryer shpime dhe sondazhe arkeologjike – siç konfirmon media Wirtualna Polska.

Zyra për Mbrojtjen e Monumenteve ka miratuar kërkimet në një bunker të dyshuar të epokës naziste.

Zëdhënës i Zyrës Rajonale deklaroi se aty mund të ndodhet një depo e fshehtë gjermane.

“Disa spekulojnë se mund të jetë edhe Dhoma e humbur e Ambrës,” tha ai.

Zbulimi i mundshëm i “Trenit të artë” të

Sipas Jan Delingowski, një ish-oficer i radios në flotën tregtare, nazistët ngritën një terren stërvitor aty për njësitë SS në fund të vitit 1943.

Madje ai e lidh zhvillimin edhe me nazistin famëkeq Erich Koch.

Sipas dokumenteve të deklasifikuara të Institutit të Kujtesës Kombëtare shërbimi sekret polak dhe KGB-ja sovjetike shpresonin se ai do të zbulonte vendndodhjen e trenit të artë.

Një i burgosur që e takoi Koch në vitet ’80-të pretendon se ai zbuloi vendin ku ishte fshehur thesari.

Sipas dëshmisë, treni kishte devijuar nga itinerari drejt lumit Oder, dhe kutitë me thesare ishin fshehur në një bunker të kamufluar mbi një kodër, pranë një liqeni dhe në afërsi të ish-barakave të SS-ve.

Kërkimet e mëparshme në zonë zbuluan një strukturë murature të vjetër – një rezervuar i ndërtuar me tulla – që mbështeti më tej teorinë.

Nëse konfirmohet, ky zbulim mund të përbëjë një nga ngjarjet arkeologjike më të rëndësishme të shekullit, që jo vetëm do të risjellë në dritë pasuri të humbura, por edhe të vërteta të reja mbi fundin e errët të Luftës së Dytë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button