Life Style

Cristiano Ronaldo surprizon kuzhinerin e Al-Nassr me tortë për ditëlindje 

Imagjinoni të merrni një urim personal ditëlindjeje nga vetë Cristiano Ronaldo.

Pikërisht këtë përjetoi Mohammed Kadmiri, shefi personal i kuzhinës në klubin Al-Nassr, të cilit legjenda portugeze ia bëri ditën të paharrueshme.

Ronaldo e surprizoi Kadmirin me një tortë të personalizuar për ditëlindje, duke i uruar në mënyrë të përzemërt në emër të gjithë skuadrës së Al-Nassr.

Gjesti i ngrohtë dhe i papritur preku thellë kuzhinierin me origjinë marokene, i cili u emocionua dukshëm nga momenti intim me yllin e futbollit botëror.

Ky është një tjetër shembull i klasit dhe modestisë së Ronaldos, i cili vazhdon të impresionojë edhe jashtë fushës së blertë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button