Life Style

U nisën për në Ksamil, Rizarta, Françeska dhe Loredana përfundojnë në doganën greke

Dy ish-banoret e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati dhe Rizarta Hoxha, e vijojnë miqësinë e tyre edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje ato kanë krijuar shoqëri edhe me ish-banoren e BBV 3, Françeska Murati.

Një ditë më parë, ato kanë publikuar në “Instastory” një video ku tregojnë se janë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe po udhëtojnë drejt jugut.

Por gjatë rrugës atyre u ka ndodhur një e papritur. Teksa ishin nisur për në Ksamil, Loredana zbulon në postimin e saj se kishin ngatërruar rrugën.

Ish-banoret e BB VIP kishin përfunduar te dogana për Greqi.

“Histori e shkurtër: ishim nisur për Ksamil, por jemi te dogana për Greqi. Mos na pyesni si… Respekte”, ka shkruar Brati krahas videos së publikuar në “Instastory”

I Videon në fjalë e kanë ripostuar edhe Françeska dhe Rizarta, të cilat nuk kanë treguar detaje të tjera, por e kanë lënë me përshkrimin e Loredanës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button