Sport
Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

Pas triumfit 0-2 në transfertë, Egnatia ka fituar edhe mbrëmjen e sotme përballë Dinamo Minsk. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi me shifrat 1-0.
Ishte Kastriot Selmani, ai që shënoi golin e vetëm të kësaj sfide. Në minutën e 77-të, sulmuesi i ardhur nga Drita, realizoi një supergol, madje duke e shoqëruar me një festë të veçantë.
Kështu, rrogozhinasit shkojnë në fazë e 3-të të Ligës së Konferencës. Duhet theksuar se kjo ishte hera e parë në histori që klubi arrin të kaloj një tur në Kupat e Europës.