Bota

5 tërmetet më të mëdha të regjistruara ndonjëherë, a ka erë të çuditshme uji pak para se të nisin lëkundjet?

Tërmeti i fuqishëm i djeshëm në Kamçatka të Rusisë ishte një kujtesë e fortë e fuqisë së natyrës, duke shkaktuar evakuime në zona të gjera dhe duke sjellë paralajmërime për cunami në Japoni dhe Hawaii.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti kishte një magnitudë prej 8.8 ballë, duke e renditur atë ndër gjashtë tërmetet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë. E njëjta magnitudë është regjistruar edhe në tërmetet vdekjeprurëse të Kilit në vitin 2010 dhe në rajonin Ekuador-Kolumbi në vitin 1906. Edhe pse rajoni ku goditi – Lindja e Largët Ruse – është pak e populluar, janë raportuar dëme në ndërtesa dhe disa të lënduar, por fatmirësisht pa viktima.

5 tërmetet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë:

1. Kili, 1960 – 9.5 Rihter
Tërmeti më i fuqishëm i matur ndonjëherë ndodhi në rajonin Biobio të Kilit. Shkaktoi shkatërrime masive dhe një cunami që përfshiu zona nga Hawaii në Japoni, duke lënë deri në 5,700 viktima.

2. Alaska, 1964 – 9.2 Rihter

I njohur si “Tërmeti i Madh i Alaskës”, ishte përqendruar në Prince William Sound. Ai shkaktoi përmbytje, shembje ndërtesash dhe vdekjen e 139 njerëzve, duke u regjistruar si më i fuqishmi në historinë e SHBA-së.

3. Sumatra, Indonezi, 2004 – 9.1 Rihter

Ky tërmet shkaktoi cunamin më vdekjeprurës në historinë moderne, me mbi 230,000 të vdekur dhe të zhdukur në 14 vende. Valët arritën lartësinë 30 metra dhe dëmi ekonomik tejkaloi 10 miliardë dollarë.

4. Tohoku, Japoni, 2011 – 9.1 Rihter

Tërmeti në verilindje të Japonisë shkaktoi një cunami shkatërrues dhe çoi në aksidentin bërthamor të Fukushimës. Mbi 18,000 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra mijëra u zhvendosën.

5. Kamçatka, Rusi, 1952 – 9.0 Rihter

Kamçatka ishte goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm në vitin 1952. Cunami që pasoi arriti një lartësi prej 7 metrash dhe shkaktoi dëme në zonat bregdetare, madje edhe në Hawaii.

Fakte interesante për tërmetet:
Miliona tërmete çdo vit
Sipas USGS, çdo vit ndodhin rreth 17 tërmete të forta mbi 7 ballë dhe një tërmet “i madh” mbi 8 ballë. Në total, regjistrohen miliona tërmete në botë çdo vit, por shumica kalojnë pa u vënë re për shkak të intensitetit të ulët ose lokacionit të largët.

Tërmetet ndikojnë në gjatësinë e ditës

Tërmeti i Japonisë në vitin 2011, me magnitudë 8.9, zhvendosi masën e Tokës, duke rritur shpejtësinë e rrotullimit dhe duke shkurtuar ditën me rreth 1.8 mikrosekonda.

San Francisco po i afrohet Los Anxhelosit

Për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike në zonën e San Andreas, San Francisco po i afrohet Los Anxhelosit me rreth 5 cm në vit. Të dy qytetet do të takohen pas miliona vjetësh.

Uji mban erë të çuditshme para një tërmeti

Liqenet dhe sipërfaqet ujore mund të lëshojnë një erë të fortë dhe të ngrohen pak para një tërmeti, për shkak të çlirimit të gazrave nga nëntoka. Kjo mund të shpjegojë sjelljen e çuditshme të kafshëve, siç ndodhi me bretkosat në Itali në 2009.

“Seiche” – vala e padukshme në pishina

Pas një tërmeti ndodh fenomeni “seiche”, ku uji në pishina apo liqene fillon të lëkundet. Ky valëzimi mund të zgjasë për orë. Pishina e Universitetit të Arizonës humbi ujë nga një seiche pas një tërmeti në Meksikë, ndonëse ndodheshin 2,000 km larg.

Inkasit që ndërtuan japonezet për t’u ruajtur nga tërmetet

Inkasit përdorën teknika ndërtimi rezistente që në kohën e Machu Picchu. Po ashtu, pagodat tradicionale japoneze janë dizajnuar për të shpërndarë energjinë e tërmetit në mënyrë efikase.

90% e tërmeteve ndodhin në “Unazën e Zjarrit”
Shumica e tërmeteve në botë ndodhin përgjatë Oqeanit Paqësor, në zonën e njohur si “Unaza e Zjarrit”.

Një qytet në Kili u zhvendos me 10 metra

Gjatë tërmetit 8.8 ballë në vitin 2010, qyteti Concepción në Kili u zhvendos rreth 10 metra në perëndim.

Everesti humbi lartësi

Tërmeti në Nepal më 2015 çoi në një ulje të lartësisë së disa maleve në Himalaje, përfshirë Everestin, i cili u ul me rreth 2.5 cm.

Tërmetet dhe mitologjia
Në mitologjinë japoneze, tërmetet shkaktohen nga peshku gjigant Namazu. Në mitologjinë greke, përgjegjës është Poseidoni. Ndërsa në traditën hindu, Toka mbështetet mbi elefantë, që qëndrojnë mbi një breshkë dhe kjo mbi një gjarpër.

A i parashikojnë kafshët tërmetet?

Ka shumë dëshmi që sugjerojnë se kafshët reagojnë para një tërmeti. Në cunamin e vitit 2004 në Indonezi, kafshët u vunë re duke ikur në vende më të larta. Ky fenomen mund të shpjegohet me ndjeshmërinë e tyre ndaj mikrodridhjeve ose ndryshimeve në fushën elektromagnetike.

Britaniku që shpjegoi tërmetet

John Mitchell, një inxhinier britanik nga shekulli i 18-të, ishte ndër të parët që paraqiti teorinë se tërmetet shkaktohen nga lëvizjet e shkëmbinjve në brendësi të Tokës – një ide revolucionare për kohën e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button